Jorgo Goro flet për News24, kryetari në detyrë i bashkisë Himarë shuan zërat: Nuk kam dhënë dorëheqjen

9 months ago 9

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, edhe pse humbës në zgjedhjet e 14 majit, Jorgo Goro ka theksuar për News24 se ai nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Kështu Goro ka shuar aludimet se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisë, të cilin ende e mban pasi Fredi Beleri mbetet në qeli nën akuzën për blerje votash.

Beleri fitoi zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Himarës, por vetëm 2 ditë para procesit zgjedhor ai u prangos në lokalin e tij, i akuzuar për blerje votash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article