Jose Mourinho akord në Arabi

8 months ago 24
Reklamë
14:05 19/01/2024

Mediat/ Al Shabab bind portugezin, Jorge Mendes kontakton Napolin

Muaj më parë i refuzoi, por milionat bindin edhe një si Jose Mourinho. Tekniku portugez është gati për eksperiencën e re në karrierë. Pas shkarkimit të bujshëm nga Roma për rezultate të dobëta, ‘Special One’ tashmë ka vendosur se ku do të trajnoj.

Duke iu referuar mediave të Arabisë Saudite, është shteti i Lindjes së Mesme etapa e radhës për Mourinhon. Përmes një bisede online, drejtori sportiv i klubit të Al Shabab e ka bindur Mourinhon për të firmosur në Arabinë Saudite.

Shifrat që do të përfitojë 60-vjeçari nuk bëhen të ditura nga mediat vendase, gjithsesi, projekti ambicioz e ka detyruar ish-trajnerin e Chelsea dhe Inter për të rënë dakord në parim. Por Al Shabab nuk është pista e vetme në horizont për Mourinhon. Për portugezin ka interes edhe në Europë.

Agjenti, Jorge Mendes (Horge mendes) ia ka ofruar Mourinhon Napolit, menjëherë pas largimit nga Roma. Presidenti i jugorëve, Aurelio de Laurentiis kërkon një trajner për sezonin e ardhshëm dhe ambiciet janë të mëdha për të bindur edhe një timonier të kalibrit si Mourinho.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article