Jose Mourinho, katër shkarkime në 9 vite

8 months ago 21
Reklamë
14:43 16/01/2024

Pikët me portugezin kushtojnë 3.5 milion Euro për Romën

Jose Mourinho konsiderohet nga të gjithë si një nga trajnerët më të mëdhenj në botë. Status që ka arritur ta fitojë pas shumë trofeve të fituar. Megjithatë, trajneri portugez nuk po kalon një moment të mirë, pasi Roma u bë klubi i katërt që e shkarkon në 9 vitet e fundit.

Eksperienca tek Chelsea nuk shkoi ashtu siç duhet, pavarësisht fitores së kampionatit dhe Kupës së Anglisë, Europa League, Kupën angleze dhe dy Superkupave me Manchester United, si edhe 86 ndeshjeve zyrtare nën drejtimin e Tottenham.

E së fundmi tek Roma, që fitoi Ligën e Konferencës, për ta dërguar në 7 numrin e trofeve gjatë kësaj periudhe. Humbja në ‘San Siro’ ishte e shtata këtë sezon në kampionat, me Romën që ka vuajtur jo pak nën drejtimin e Mourinho. Deri më tani ka mesataren e 1.45 pikëve për ndeshje, teksa nga pikëpamja ekonomike kishte një kosto të jashtëzakonshme.

Në dy sezone e gjysmë te verdhekuqtë, çdo pikë e fituar ishte e barabartë me 3.5 milionë Euro, duke iu referuar kështu pagës bruto të lojtarëve dhe trajnerit portugez. Pas tij gjendet vetëm Juventusi në këtë renditje speciale, ndërsa më mirë se ta ka bërë Inter, Milan, Napoli dhe Lazio.


Të ngjashme

Read Entire Article