Jose Mourinho në telashe, Roma e tij shkatërrohet nga Genoa

11 months ago 15
Reklamë

Genoa ka arritur ta mposht Romën me rezultat 4-1 në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin, pasi pas gjashtë ndeshjes ka vetëm pesë pikë dhe pozita e portugezit mund të lëkundet në javët në vijim.

Albert Gudmundsson hapi ndeshjen në minutën e 5-të duke shënuar për 1-0.

Por Bryan Cristante arriti të barazojë në 1-1 në minutën e 22-të të ndeshjes.

Mateo Retegui mbylli me gol pjesën e parë për ta dërguar në pushim Genoan me epërsi prej 2-1.

Kur pritej që Roma të kthehej në pjesën e dytë, Morten Thorsby dhe Junior Messias shënuan dy herë për fitoren e Genoas.

Roma mbetet me pesë pikë në vendin e 16-të, ndërsa Genoa ngjitet në vendin e 11-të me shtatë pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article