Joviç shpëton Milan

10 months ago 25
16:50 23/12/2023

Siguron barazimin ndaj Salernitana

Milan mundi vetëm të barazonte me Salernitanën në transfertë në një ndeshje ku pika e fituar u vendos vetëm në minutën e fundit të kohës së rregull. Sfida përfundoi 2-2. Milan e nisi mirë ndeshjen me golin e Tomorit. Skuadra vendase nuk e humbi kurajon dhe barazoi brenda pjesës së parë me anë të mbrojtësit Fazio.

Në pjesën e dytë, skuadra e Piloit ishte në vështirësi. Salernitana nuk po lëshonte hapësira në mbrojtje, teksa në mesin e saj Candreva lëshoi një predhë nga distanca. Portieri i Milan nuk mundi ta shmangte golin.

Milan këmbënguli të barazonte, por nuk arriti të përfundonte në gol aksionet. Barazimi erdhi thuajse rastësisht. Luka Jovic preku topin në formë pasimi por duke u gjendur fare pranë portës shënoi golin që i siguroi Milanit 1 pikë.

Milan nuk arrin t’i afrohet më shumë dy skuadrave kryesuese dhe mbetet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Salernitana e fundit në renditje me 9 pikë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article