Ju e dini më mirë se kryeministri juaj!” Gaboi me zgjidhjen e ekuacionit të klasës së7-të, Kurti: Kërkoj falje! Nuk do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja…

1 week ago 31
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marë pjesë ditën e djeshme në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës. Gjatë ketëtij aktiviteti, Kurti u shoqërua nga ministrja e Arsimit në Kosovë Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi. Bëhet me dije se në një klasë Kurti ka provuar zgjidhjen e një ekuacioni të klasës së shtatë, por në fund rezultoi se e kishte bërë gabim.

Pas publikimit të rastit në rrjetet sociale, kanë reaguar shumë qytetarë të cilët kanë komentuar se zgjidhja është gabim. Në ekuacion, Kurtit i doli 5 rezultati i X ndërsa të tjerët thonë se duhej të ishte 0. Gabimin e ka pranuar edhe vetë Kurti pak orë më vonë me një reagim në Facebook. Kurti i drejtohet me një kërkim ndjese nxënësve të klasës ku ishte i pranishëm dhe u thotë se po të mendonte pak, do ta shihte që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, thotë Kurti, nuk beson se do të merrte mundin të merrte shkumësin e të shkruante në dërrasën e klasës.

Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”. Të dashur nxënës, ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore.

Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve.

Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0. Ju përshëndes e ju dua fort, Albini”, shkroi Kurti.

Read Entire Article