Jurgen Klopp “lëndon” lojtarin e tij ndaj Arsenalit, ai u detyrua të largohej nga loja

10 months ago 17

Lëndimi i fundit i Liverpoolit erdhi si rezultat i një përplasje me Jurgen Klopp jashtë vijave të fushës.

Liverpooli është duke barazuar me rezultat 1-1 ndaj Arsenalit në “Anfield”, me Mohamed Salah që shënoi për “Të Kuqtë” dhe Gabriel Magalhaes për “Topçinjtë”.

Por, Liverpooli u detyrua që të bëj një zëvendësim pak kohë pas golit të barazimit.

Në një duel mes Bukayo Sakas dhe Kostas Tsimikas, ky i fundit përfundoi duke u përplasur me Klopp i cili po e përcillte ndeshjen nga vija.

Konstantinos Tsimikas flew into Jurgen Klopp before going off injured after jostling with Bukayo Saka 🤕🫣 pic.twitter.com/LwwjzBGifZ

— SPORTbible (@sportbible) December 23, 2023

Ky ishte një lajm i keq për mbrotjësin grek, për shkak se si pasojë e kësaj ndërhyrjeje ai pësoi një lëndim në krahë, gjë që bëri që ai të zëvendësohej nga Joe Gomez.

Tsimikas off injured due to a clash with

*checks notes*

Jurgen Klopp? 😂pic.twitter.com/zcqw7P14qK

— Project Football (@ProjectFootball) December 23, 2023

Tifozët menjëherë filluan me shaka në rrjetë sociale pas këtij rasti, ku kishte komente të tilla si: “Si ka mundësi që Klopp nuk mori një karton të verdhë, pas asaj ndërhyrje në Tsimikas”.

Në rast se Liverpooli shënon fitore në fund të takimit, ata do të bëheshin lider i Ligës Premier./Telegrafi/

Read Entire Article