Juristi e zbulon planin e BE-së/ Ky është mesazhi që Stano jepi me deklaratën e fundit!

2 months ago 17
Reklamë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se hedhja e fajit tek njëri – tjetri ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në dialog është shumë kundërproduktiv dhe në vend të kësaj të dyja palët duhet të shikojnë se çfarë nuk kanë përmbushur nga ajo që janë marrë vesh dhe të punojnë për të realizuar obligimet.

Ai ka përsëritur se pa progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, as Serbia e as Kosova nuk mund të avancojnë drejt Bashkimit Evropian.

Çfarë tenton të thotë Stano me pjesën “është shumë kundërproduktive”, kur të njejtit kanë fajësuar disa herë Kosovën duke mbajtur anën Serbisë?

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai thotë se Stano me këtë deklaratë dëshiron të nënvizoj që të dy palër duhet të janë përgjegjëse.

Image

Blerim Burjani

Më tej, juristi thekson që palët duhet të koncetrohen në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Do të thonte palët të koncentrohen me sinqeritet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të jenë konkret dhe jo konfliktuoz, normal ky fjalor barazon palët të dyjat janë përgjegjëse. Përderisa ne në Kosovë po themi se po ia mbajnë anen Serbisë, ata po thonë se palët janë barabartë përgjegjës”, u shpreh ai.

Më tej, Burjani shton që Kosova është ndëshkuar dhe Serbia ende jo, po ruhet për t’u integruar në BE.

Në fund, ai thotë që pa Asociacion nuk do të largohen masat ndëshkuese.

“Kosova është ndëshkuar për eskalim të gjendjes, Serbia po ruhet, edhe kjo po dihet pse po e ruajnë Serbinë për ta integruar në BE dhe për të ndal politikën ruse në Ballkan. Ndërsa Kosova s’ka ka ia mbanë, për këtë arsye i janë vendosë masat ndëshkuese për mendimin tim këto masa nuk do të heqën pa u mbërri interesi i BE, themelimin i Asociacionit”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article