Juristi vjen me kërkesën urgjente për Ministrinë e Drejtësisë pas vrasjes së Faton Hajrizit: Të bëhet…!

2 months ago 16
Reklamë

I arratisuri nga Burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi, raportohet se është vrarë sot nga policia serbe.

Në lidhje ngjarjen ka folur edhe një dëshmitar, Midorag Kojiq, i cili tha se ishte në shtëpi kur dëgjoi të shtënat.

“Pashë nga dritarja dhe pashë një burrë, i cili më vonë kuptova se ishte personi që vrau policin. Doli nga pylli dhe filloi të vraponte lartë në kodër. Menjëherë u ngjita në tarracë ku pata një pamje më të mirë”.

Ai më tej tha se e konfirmoi për policinë serbe se njeriu që po e ndiqnin kishte rënë në bar, teksa më vonë, sipas tij, kanë ardhur edhe policë të tjerë.

E në lidhje me këtë ngjarje ka folur juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”.

Image

Blerim Burjani

Ai beson që vrasja e Hajrizit nuk ka të bëjë me çështje politike por nga motivet e tij të sjelljes personale.

Institucionet e Kosovës duhet të rishikojnë bazën ligjore apo rregulloret e Shërbimit Korrektuese, po sikur mënyra se si këto rregullore janë zbatuar”, shtoi tutje juristi.

“Ky rast nuk mund të trajtohet si çështje e motivuar politike apo etnike arsyet apo motivet sjelljes së tij janë personale. Ky është qëndrim dhe vendim që ka nxjerr ai pra vet Faton Hajrizi, është personale. Tash institucionet e Kosovës duhet të rishikojnë bazën ligjore apo rregulloret e Shërbimit Korrektuese, po sikur mënyra se si këto rregullore janë zbatuar, të metat duhet të evidentohen dhe të marren masa urgjente institucionale të Ministrisë Drejtësisë”, u shpreh ai.

Më tej, Burjani thekson që kjo temë nuk lidhet me Serbinë si shtet por juristi kërkon nga Ministria e Drejtësisë të bëjë një hulumtim të shkaqeve që e kanë sjellë në këtë gjendje Hajrizin.

“Kjo temë nuk ka lidhje me Serbinë si shtet, pra më tepër lidhet me sjelljet individuale. Shërbimi Korrektues, Ministria e Drejtësisë duhet të bëj një hulumtim të shkaqeve që kanë sjellë një gjendje të tillë që ai të arritesej shumë herë nga burgjet e Kosovës, pra duhet një analizë profesionale të bëhet”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article