Juventus më efikasi në katër takimet e 2024

8 months ago 23
Reklamë
13:27 18/01/2024

Bardhezinjtë me sulmin më të mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës

Problemet jashtë fushe janë hedhur pas krahëve të Juventusi. Torinezët po përjetojnë një prej sezoneve më të mira në kampionatin italian, ku gjithçka po reflektohet edhe në renditjen e përgjithshme. Bardhezinjtë janë skuadra më e mirë mes 35 ekipeve më në formë në 5 kampionatet më të forta të Europës.

Në katër takimet e zhvilluara deri më tani, Juventus ka qenë më efikasi para portës kundërshtarë, falë edhe ftohtësisë së Dushan Vlahoviç. Sulmuesi serb ka shënuar tre herë dhe dhuruar dy asistime në këto sfida për të qenë edhe ai që mban peshën e skuadrës së këtij sezoni.

Mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Juventus ka shënuar në më pak se tre javë të këtij viti 15 gola dhe pësuar vetëm dy. Mesatarisht, 3.75 gola për çdo ndeshje nga skuadra e trajnerit, Massimiliano Allegri, që duket se ka arritur gjuhën e përbashkët me futbollistët.

Fitorja nuk është vënë aspak në dyshim nga ana e torinezëve, sidomos në tre përballjet e fundit, dy prej të cilave nuk ka pësuar gol. Falë këtij stabiliteti, bardhezinjtë gjenden në vendin e dytë me dy pikë më pak se Interi, teksa u kualifikua në raundin gjysmëfinal të Kupës së Italisë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article