Juventus merr kryesimin e Serie A

7 months ago 31
Reklamë
12:30 22/01/2024

Juventusi është në krye të Serie A pas 21 javësh të luajtura. “Zonja e Vjetër” mundi Leçen e Ramadanit 3-0 në transfertë dhe përfitoi nga angazhimi i Interit në Superkupën e Italisë për të dalë në vend të parë në renditje. Në “Via del Mare”, pjesa e parë ishte një luftë e ashpër fizike.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë e shtuan ritmin dhe gjetën golin me Vlahoviç në minutën e 59’. Pas nëntë minutash, sulmuesi serb realizoi golin e dytë për miqtë. Në të 85, Bremer realizoi rrjetën që vulosi fitoren.

Mesfushori kuqezi Ylber Ramadani luajti nga minuta e parë. Pas fitores, trajneri Masimiliano Allegri u tregua i përmbajtur, por nuk e fshehu shpresën për titullin kampion.

“Në futboll nuk ka asgjë të pamundur! Duhet që të kemi bindjen në mendje që të punojmë,  në mënyrë që të realizojmë gjërat e pamundura. Ne të bëjmë maksimumin, pastaj kush bën më mirë, do ta komplimentojmë”, tha Allegri

Për teknikun livornez, kjo është fitorja e 300 në Serie A si trajner. Juventus shkon në 52 pikë, 1 më shumë se sa Interi, që ka një ndeshje më pak.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article