Juventus pranë Botërorit të Klubeve

10 months ago 13
15:40 14/12/2023

Eliminimi i Milanit nga Champion i favorizon për tu kualifikuar në turneun e FIFA-s

Fitorja me përmbysje ndaj Njukasëll ka lënë shije të hidhur tek Milani. Dështimi për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve gëzon Juventusin, që pavarësisht se nuk luajti në Champions League këtë sezon ka një avantazh për tu përfaqësuar në Botërorin e Klubeve të vitit 2025.

Bardhezinjtë gjenden të favorizuar në këtë pikë. Lazio është teorikisht në garë, por e vetmja mënyrë për të shkuar në Kupën e Botës do të ishte fitimi i Champions League. Prandaj Juventusi është një hap larg pjesëmarrjes në turneun e ri i cili do garantojë të paktën 50 milionë Euro për arkat e klubit. Një pengesë në kualifikimin e bardhezinjtë është edhe Napoli.

Por skuadrës së Mazzarri do t’i duhej një sukses i vërtetë, duke qënë se rrugëtimi do të jetë tejet i vështirë drejt fitimit të trofeut. Kampionët italian duhet të arrijnë të paktën në gjysmëfinale ose çerekfinale, por me kushtin që të fitonte të dy përballjet e raundit të radhës. Botërori i Klubeve i ardhshëm do të jetë tepër i rivalizuar, pasi do të marrin pjesë 32 ekipe, 12 prej të cilave Europiane dhe me maksimumin dy klube për çdo federatë.

Përjashtim bën skuadra që fiton Champions League, të cilat kualifikohen direkt. Më pas FIFA cakton 4 vende për konfederatën afrikane, 4 për atë aziatike, 4 për Concacaf, 1 për Oqeaninë, 6 për Conmebolin e Amerikës së Jugut dhe një për federatën kombëtare të vendit pritës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article