Juventus vendos nën presion Interin

10 months ago 13
19:26 23/12/2023

Bardhezinjtë fituan në transfertë ndaj Frosinone me rezultatin 2-1

Juventus mundi Frosinonen 2-1 në transfertën e javës së 17-të të Serisë A.

Bardhezinjtë gjetën avantazhin në minutën e 12 me Jildiz, që realizoi golin e tij të parë si titullar.

Por vendasit barazuan në nisje të pjesës së dytë me Baez.

Tetë mintua nga fundi i kohës së rregullt, Vlahoviç shënoi golin që i dha “Zonjës së Vjetër” 3 pikët. Juventus shkon në 40 pikë në renditje, 1 më pak se sa Interi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article