Juventusi fiton me vështirësi në udhëtim te Frosinone, shton presionin ndaj Interit

10 months ago 23

Juventusi ka marrë një fitore shumë të vështirë, por shumë të vlefshme në udhëtim te Frosinone me rezultat të ngushtë 1-2.

Vetëm pas 12 minutash lojë ndeshja u zhbllokua, me Juventusin që kaluan në avantazh të hershëm.

Një harkim i bukur nga Filip Kostic bëri që talenti i madh turk Kenan Yildiz të realizonte për 0-1.

👅🇹🇷✨#FrosinoneJuve pic.twitter.com/rj8OT5Fg5k

— JuventusFC (@juventusfc) December 23, 2023

Me epërsinë minimale të Zonjës së Vjetër 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

HT | Fine primo tempo. Fin qui decide il gioiello di Yildiz ✨#FrosinoneJuve pic.twitter.com/fHcEZb7HW8

— JuventusFC (@juventusfc) December 23, 2023

Vendasit e nisën për mrekulli pjesën e dytë, kur në minutën e 51-të barazuan shifrat në 1-1 me anë të Baez.

Juventusi këmbënguli për ta shënuar golin e fitores dhe atë e arriti në minutat e fundit të ndeshjes.

Weston McKennie harkoi bukur në zonë, derisa Dusan Vlahovic realizoi me kokë për 1-2.

75' | Traversa di Wes 😩#FrosinoneJuve [1-1] pic.twitter.com/cnVTK7L4MS

— JuventusFC (@juventusfc) December 23, 2023

Juventus realizoi edhe një gol në minutën e parë shtesë me anë të Vlahovic, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund më nuk pati raste dhe Zonja e Vjetër arkëtoi tre pikë të mëdha në luftën për titull të kampionit.

Me këtë fitore Juventus vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 40 pikë një më pak se lideri Inter që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Read Entire Article