Juventusi mposhtet nga Sassuolo në trilerin e gjashtë golave

11 months ago 19
Reklamë

Juventusi është mposhtur me rezultt 4-2 nga Sassuolo në kuadër të javës së pestë në Serie A.

Pas 12 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Armand Lauriente.

Por, Zonja e Vjetër ishte me fat, pasi Vina e futi topin në rrjetën e tij në minutën e 21-të nga një pasim i Federico Chiesas.

21' | PAREGGIO ⚪️⚫️

Sul cross di Chiesa, Vina batte il suo portiere per anticipare Wes! #SassuoloJuve [1-1] pic.twitter.com/Q9n08vL3XG

— JuventusFC (@juventusfc) September 23, 2023

Sassuolo ia doli ta rikthente epërsinë për 2-1, kur Matheu Henrique asistoi te Dominic Berardi (41’).

Pjesa e dytë ishte me intensitet më të lartë nga mysafirët, që synon t’i barazonin sërish shifrat, por që pësuan edhe dy gola të tjerë.

Zonja e Vjetër ia doli të barazonte shifrat në minutën e 78-të, kur Nicolo Fagioli asistoi te Chiesa që realizoi për 2-2.

82' | #SassuoloJuve 3⃣-2⃣

⚽️ ANDREAAAAAAAAAAAAAAA PINAMONTIIIIIIIIIIIIIII!#ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/S0yqkgKL8I

— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) September 23, 2023

Sassuolo sërish ia doli të rikthente epërsinë, tani për 3-2 me golin e realizuar prej Andrea Pinamontit (82’).

Për të vulosur fitoren e vendasve u përkujdes Federico Gatti, që fatkeqësisht realizoi autogol në minutën e 90+5-të.

Pas javës së pestë, Juventusi ka arkëtuar 10 pikë, ndërsa në xhiron e gjashtë përballet me Leccen. /Telegrafi/

Read Entire Article