Juventusi po e rikthen në skuadër një ish-sulmues të tyre

10 months ago 33

Federico Bernardeschi ka njoftuar largimin e tij nga Toronto dhe MLS për t’u rikthyer në Evropë, lajm që i ka lënë tifozët e tij në pritje se cili do të jetë kapitulli i ardhshëm në karrierën e tij.

Rikthimi i Bernardeschi në Evropë hap një sërë mundësish dhe zgjon entuziazëm në shumë ekipe.

Megjithatë, siç raportohet në ‘Calciomercato’, një nga ëndrrat e tij më të dashura është të veshë sërish fanellën e Juventusit, klub ku ai shkëlqeu në të kaluarën dhe ku la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tifozëve bardhezi bianconerëve.

Dëshira e Bernardeschi për t’u rikthyer në Juve është bërë e qartë në intervistat e fundit, ku ai ka shprehur dashurinë e tij për klubin dhe dëshirën për të mbrojtur sërish ngjyrat bardhezi.

Tifozët e Zonjës së Vjetër i kanë pritur me entuziazëm këto deklarata dhe shumëkush ëndërron ta shohë sërish në Allianz Stadium.

Ardhja e mundshme e Bernardeschi në Juventus do t’i shtonte një dozë kreativiteti dhe shkathtësie skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Aftësia e tij për të çekuilibruar një me një dhe aftësia e tij për të luajtur si në krah ashtu edhe në qendër të fushës e bëjnë atë një lojtar të gjithanshëm dhe të vlefshëm për çdo skuadër.

Palët janë në negociata dhe së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje për rikthimin e Bernardeshcit në Torino. /Telegrafi/ 

Read Entire Article