“Ka bërë marrëveshje për dronët Bayraktar”/ Mesazhi i Kurtit për Serbinë nga Turqia

4 months ago 8

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Turqi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka vizituar edhe kompaninë për prodhimin e dronëve “Bayraktar TB-2”.

“Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë. Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit, Bayraktar, Haluk dhe Selçuk. Haluk mban medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe mirënjohja më e lartë ushtarake në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, ka bërë të ditur Kurti.

E kjo vizitë e Kurtit, sipas kryetarit të partisë Guxo në Gjermani, Luan Gacaferi, është mesazh se Kosova nuk po qëndron duarkryq përballë kërcënimeve të Serbisë.

Image

Luan Gacaferi

“Unë vizitën e zt. Kurti e shoh një sinjal drejtuar Serbisë se Kosova nuk po rri duarkryq! Kurse sa i përket vizitës së zt. Kurti në fabrikën e dronëve Bayraktar nuk besojë se duhet shumë imagjinatë për ta kuptuar pse bash te fabrika e dronëve!”, shprehet Gacaferi.

Sipas tij, qeveria Kurti ka marrëveshje për blerjen e dronëve “Bayraktar”.

“Unë besojë qe zt. Kurti, ka bërë marrëveshje me qeverinë turke për blerjen e dronëve Bayraktar të gjeneratës së re dhe kjo me siguri do bëhet publike në kohën dhe momentin e duhur!”.

“Kosova ka nevojë për armatim modern si për oksigjenin, kur dihet se në çfarë kohe të keqe jemi duke jetuar në aspektin e sigurisë gjeostrategjike dhe posaçerisht kur dihet se çfarë fqinji agresiv kemi siç është Serbia e cila blen armatim pa ndërprerje nga Kina dhe Rusia, dhe është në pritje të momentit për të sulmuar Kosovën por edhe vendet tjera si Kroacia e Bosnja!”, shpjegon më tej Gacaferi.

Për fund, Gacaferi thotë se me vizitën e tij, Kurti po synon që t’i tërheq edhe investimet turke ne Kosovë.

“Nuk bënë as të anashkalohet fakti se Turqia është fuqi ekonomike në Ballkan e Evropë, prandaj vizita e zt. Kurti duhet parë edhe si një shtytje drejt thithjes së investimeve turke në Kosovë”, përfundon Luan Gacaferi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article