“Ka dhe makina me qira 400 euro në ditë”, eksperti i tregut të automjeteve: Shqiptarët preferojnë më tepër makina italiane, janë bazike

4 months ago 20

Eksperti i tregut të automjeteve Redi Ahmetaj, i ftuar në emisionin Sintezë në News 24 të moderatorit Brenton Kotorri tha se në Shqipëri ka dhe makina luksoze që kushtojnë 400 euro në ditë, nëse merren me qira.

Redi Ahmetaj theksoi se shqiptarët preferojnë më së shumti makinat italiane, pasi ata janë më bazike dhe më ekonomike shpesh herë.

Redi Ahmetaj: Shqiptarët përdorin më shumë makina italiane, sepse janë më tepër mjete bazike. Janë rritur shumë bizneset që japin mjete me qira. Mosha mesatare që blejnë janë 50,55, 60 vjeç, ka dhe të rinj, sidomos kur vijnë nga emigrimi.

Japim me qira dhe Mc Class që shkon dhe 400 euro në ditë dhe e njëjta makinë, nëse bën kontratë afatgjatë, mund të jepet dhe me 300 euro në ditë. Shqiptarët preferojnë shumë makinat gjermane. Por, shqiptarët preferojnë edhe Hundai, kjo është edhe arsyeja pse edhe Koreja e çau tregun e Shqipërisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article