“Ka të panjohura”/ Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare flet për tërheqjen e Biden – përmend Kosovën për këtë gjë!

1 month ago 14
Reklamë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe i ka ofruar mbështetje nënpresidentes, Kamala Harris për t'i hyrë garës.

Përmes një deklarate të lëshuar në rrjetet sociale, Biden ka thënë se beson që tërheqja nga gara është në interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të fokusohet tërësisht në kryerjen e mandatit që ka aktualisht.

Ky vendim vjen pas thirrjeve në rritje për largim të Bidenit nga gara për zgjedhjet e nëntorit, sidomos pas një debati që ka zhvilluar me kandidatin e republikanëve për president, Donald Trump, në të cilin nuk ka pasur performancë të mirë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Ai e sheh të arsyeshëm tërheqjen e Biden nga gara për president.

Image

Shqiprim Pula

Sipas tij, një hap i tillë është një lëvizje e menduar korrekt, lidhur me propozimin dhe mbështetjen publike për Kamala Harris si kandidaturë e mundshme e Partisë Demokratike për presidente të ShBA-së.

Presidenti Biden ka bërë një hap pragmatik për të mundësuar një shans strategjik për Partinë Demokratike në zgjedhjet e Nëntorit. E ardhmja e tij nuk ishte më e rëndësishme se sa një Amerikë e fortë dhe konsistente në këto kohëra nëpër të cilat po kalon bota, andaj një hap i tillë është një lëvizje e menduar korrekt, lidhur me propozimin dhe mbështetjen publike për Kamala Harris si kandidaturë e mundshme e Partisë Demokratike për presidente të ShBA-së. Të kuptuarit e gjendjes së tij fizike e shëndetësore, madje edhe një dozë presioni i brendshëm, e bëri presidentin Biden t'a plasojë propozimin e tij, si strategji politike me qëllimin për t'a fituar garën e zgjedhjeve presidenciale. Përkundër që një kandidat përfundimtar sipas procedurave, bëhet nga delegatët e partisë në konventën kombëtare të Partisë Demokratike, ku ka diskutime sepse mund të ketë edhe kandidatura të tjera për votim”, u shpreh ai.

Mirëpo të gjendur në këtë situatë, sa mund të ndikoj kjo për Kosovën?

Për këtë njohësi për marrëdhënie ndërkombëtare shprehet se nuk mund të ketë luhatje të raporteve Kosovë – SHBA.

Një mesazh që Pula bënë për Kosovën është vazhdimi i bashkëpunimit me SHBA dhe aleatët e tjerë që e kanë ndihmuar në kohë kritike.

Në këtë garë presidenciale mjaftë interesante ka poashtu mjaftë të panjohura, por, për ShBA-at, Kosova tashmë është temë e zgjidhur në kuptim të pavarësisë, arritjes së një mori marrëveshjesh dhe bashkëpunimesh në disa dikastere ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, anëtarësimeve në organizma ndërkombëtar, njohjes së subjektivitetit nga mbi njëqind shtete anëtare të OKB-së, pra, politika dhe diplomacia Amerikane aspak nuk zbehet në relacionet dy palëshe si shtete partnere strategjike. Kështu që, kushdo që vie në krye të shtetit Amerikan, Kosova përmes një strategjie shtetërore duhet të vazhdojnë t'i forcojnë aleancat jo vetëm me ShBA-të por edhe me shtete tjera të cilat e kanë ndihmuar Kosovën në kohërat kritike nëpër të cilat ne kemi kaluar”, përfundoi njohësi për marrëdhënie ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

comment

Read Entire Article