Kadyrov: Nëse nuk e gjejmë kriminelin, do të vrasim anëtarët e familjes së tij

10 months ago 33

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov u ka bërë thirrje forcave të tij të sigurisë që të ndëshkojnë të afërmit e atyre që kanë kryer krime.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kadyrov, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, i bëri këto komente gjatë një takimi me komandantët dhe krerët e njësive nën Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Çeçenisë dhe Gardës Kombëtare.

“Nëse dikush cenon sigurinë publike, një oficer apo një turist, dhe nëse nuk e gjejmë shkelësin, ne nuk do të vazhdojmë ta kërkojmë, por patjetër do t’i gjejmë të afërmit e tyre”, citohet të ketë thënë Kadyrov në një takim, i cili raportohet se është mbajtur më 30 dhjetor.

Kadyrov suggested killing relatives of criminals for the crimes they committed:

"If someone infringes on public safety, an officer or a tourist, and if we don't even find the offender, we won't keep looking for them, but we will definitely find their relatives. As is customary… pic.twitter.com/pwEzvzAIBC

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 2, 2024

Kadyrov ka sunduar republikën kryesisht myslimane të Çeçenisë, që ndodhet në Rusinë jugore, që nga viti 2007.

Ai është akuzuar për abuzime të shumta të të drejtave të njeriut duke përfshirë rrëmbimet, torturat dhe vrasjet pa gjyq.

Takimi thuhet se ishte i fokusuar në atë se si autoritetet mund të garantojnë sigurinë publike gjatë festave.

“Siç është zakon që nga kohëra të lashta, nëse një nga të afërmit ka bërë gabim dhe krimineli nuk mund të gjendet, vëllai i tyre, babai i tyre do të vriteshin”, tha udhëheqësi çeçen, sipas disa mediave lokale. /Telegrafi/

Read Entire Article