Kalimtari i rasti filmon grabitjen e furgonit që transportonte para në Brazil, sulmuesit kapin rojet – për të marrë paratë hodhën në erë mjetin

10 months ago 21

Një grup grabitësish sulmuan një automjet të blinduar që transportonte para në mes të autostradës pranë Sao Paolos në Brazil.

Personat e armatosur qëlluan me pushkë automatike në pjesën e përparme të mjetit të blinduar, për të detyruar shoferin të ndalonte.

Më pas ata kapën katër roje sigurie dhe hodhën në erë pjesën e pasme të automjetit me ndihmën e eksplozivit. Pas kësaj ata kanë ikur me para.

Asnjë nga rojet e sigurisë nuk u lëndua. Deri më tani nuk ka të dhëna se sa para janë vjedhur, transmeton Telegrafi.

Mediat në Brazil thonë se ishin shtatë grabitës që përdorën dy vetura.

Në videon e regjistruar nga një shofer, grabitësit duken duke ikur, ku më pas automjeti shpërthen.

Po ashtu shihet se komunikacioni në autostradë është ndërprerë.

Sekretariati i Sigurisë Publike njoftoi se sulmuesit të armatosur me pushkë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit transportues të parave.

“Dy vetura me municion dhe pushkë janë gjetur nga Garda Civile Komunale e Sao Bernardo do Camp”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Entire Article