Kallashnikov e snajper/ Aksion i beftë i policisë në Vlorë, gjendet një bazë armatimesh. 1 person në pranga

7 months ago 12

VLORË- Një arsenal me armë zjarri është gjendur këtë të enjte nga Policia e Vlorës.

Armët e zjarrit janë gjetur gjatë një kontrolli të beftë të ushtruar në një banesë në fshatin Babicë.

Mësohet se në banesë është gjetur pistoletë, kallashnikov e snajper.

Në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve, Policia e Vlorës ka prangosur 1 person.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article