Kallëzimi i Bardhit për të vëllanë/ Rama: Do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën

6 days ago 39
Reklamë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Gazment Bardhi nuk ka kallëzuar në SPAK vëllanë e tij, Olsi Rama, ndryshe nga sa ka deklaruar në publik.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se do durojë deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën.

Pjesë nga debati në Kuvend

Edi Rama: Iu the shqiptarëve, kam kallëzuar në SPAK, Olsi Ramën. Në fakti, kishte kallëzuar vetëm Noc Rrokun, sepse kishe çuar vetëmnjë informacion. Mirë e bëje, se përndryshe do përfundoje si Babale Salivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së rperë, por unë nuk e keni mësuar ju se çfarë problemi keni me mua. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën. Pastaj do kemi edhe një tjetër ballafaqim bashkë, por do ta kemi një ballafaqim tjetër. Dakord? Kokën lart, gojën hapur, ekspetizën brenda, rrotullojeni në gojë, hajde pështyjeni këtu, dhe pështymën që do merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm, do e keni më keq se në 1997.

Gazment Bardhi: Ne mund të jemi edhe me kokën lart, edhe drejt edhe poshtë, por nën gjunjë me krimin e organizuar përpara, duke iu lëpirë nga mëngjesi në darkë nuk jemi. Duhet të përgjigjeshe për krimin e organizuar në Shkodër, dhe jo për deklaratat e mia.
Në debate të brendshme ne ndryshe nga ju nuk flasim tavolinave, nuk cënohet interesi publik, nga koka lart apo poshte e jona nuk dëmtohet interesi publik. Ky është dallimi, ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ne jemi shërbëtorë të interesit publik.

Read Entire Article