Kamëz/ Grabitën argjendarinë dhe u larguan me shpejtësi, ky është automjeti i përdorur nga autorët e armatosur

10 months ago 7

Ky është automjeti me të cilin tri autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz janë larguar pas vjedhjes. Policia njoftoi se bëhet fjalë për persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët nën kërcënimin e kallashnikovit arritën të marrin disa bizhuteri floriri nga biznesi në rrugën “Nënë Tereza”, duke u larguar më pas me shpejtësi me automjetin tip “BMW”.

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër me qëllim kapjen e autorëve, të cilët ende nuk janë identifikuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

Read Entire Article