Kampion në karate, por edhe mjek në Zvicër/ Cermonia e nderimit të Alvin Karaqit, Rama: Shembull frymëzues

11 months ago 8
11:04 31/10/2023

Ceremonia e nderimit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi është zhvilluar ditën e sotme. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili është shprehur se Alvin Karaqi është një model frymëzimi për të rinjtë. Në mbyllje të ceremonisë, kryeministri Rama i ka dorëzuar kampionit Alvin Karaqi “Yllin e Mirënjohjes Publike”.

Edi Rama: Mirë se erdhët për të kremtuar një tjetër kampion, një tjetër shembull të jashtëzakonshëm për të gjithë. Në rastin e Alvinit, një kampion që ka një veçanti të madhe sepse ndërkohë që arrin të ngjitet në majë të kompeticionit të vështirë dhe sfidues ndërkombëtar në sportin e tij, është edhe një shërbëtor i palodhur i shëndetit të njerëzve si mjek në Zvicër, ku standardet janë ndër më të lartat në botë dhe ku profesionistët që ushtrojnë profesionet, janë ndër më të mirët në botë.

Alvini përbën një shembull frymëzues dhe të jashtëzakonshëm për këdo që në rrugën e pasionit të vet, është i gatshëm të sakrifikojë dhe të angazhohet pavarësisht mundit dhe vështirësive dhe jeton, merr frymë, ushqehet me idenë e ngjitjes në majë dhe të të qenit fitimtar. Më ka bërë përshtypje, dashuria e tij pasionante për atdheun dhe të jetuarit e tij me flamurin kuqezi si me një pjesë të vetes, si në lëkurën e tij të dytë. Alvini është dhëndri që çdo vjehërr do të donte të kishte. Nuk jam kandidati për t’u bërë vjehrri i Alvinit sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë, por jam i bindur se është në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje se si flet për prindërit.

Jam shumë i privilegjuar dhe me fat që sot, për shkak të detyrës, jam këtu në këtë podium për t’i shprehur Alvinit dhe familjes së tij, mirënjohjen, respektin dhe gatshmërinë tonë për të ndihmuar me aq sa mundemi të ndihmojmë, të gjithë sportistët tanë për të cilët nuk besoj se e ekzagjeroj po të them se janë sot në kushte krejt të reja. Sot, mund ta themi se Shqipëria e vogël që nuk është ndër vendet e pasura, ju ofron kampionëve një mbështetje që pak vende e kanë, sidomos në këto sporte që nuk hyjnë në industrisë e mëdha të sportit, siç është futbolli.

Në mbyllje, dua të them se prania jote sot është shumë e rëndësishme për ne këtu. Ti je shëmbëlltyra e flamurit tonë kombëtar dhe me gjithë zemër të uroj shëndet në radhë të parë, të uroj që të jesh i rrethuar nga dashuria dhe respekti./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article