Kanadezja shpenzoi miliona dollarë në dhjetë vjet – fitimi i lotarisë gati sa nuk ia shkatërroi jetën, tani ka një mesazhi për të gjithë

3 months ago 7
Reklamë

Historia e jashtëzakonshme e kanadezes, Sharon Tirabasa nga Hamilton (Ontario) është përditësuar sërish. Bëhet fjalë për një grua të cilës në vitin 2004 iu dha shansi për të realizuar ëndrrën e saj të jetës.

Ajo fitoi çmimin kryesor në lotari – shumën prej 10 milionë dollarë, por humbi pothuajse gjithçka në dhjetë vjet.

Sharon jetoi një jetë modeste dhe nuk mund të përballonte shpenzimet as të një veture. Për 35-vjeçaren, e cila u rrit në strehimore të ndryshme dhe jetonte me social, të ardhurat e mëdha ishin një ëndërr.

Por, gjithçka ndryshoi në vitin 2004 kur ajo fitoi xhekpotin pasi bleu një biletë Lotto Super 7.

Lumturia e saj nuk kishte fund dhe ajo bleu menjëherë një shtëpi, super vetura (Hummer, Cadillac, Mustang, Dodge Charger), pagoi udhëtime luksoze dhe bleu dhurata për miqtë.

Ajo nuk harroi as familjen e saj. Ajo u dha prindërve të saj një milion dollarë dhe u ndau 1.75 milion dollarë katër vëllezërve dhe motrave të saj, raporton thesun.

Ajo ndihmoi fqinjët e saj për të shlyer detyrimet e qirasëdhe nuk shqetësohej shumë për gjendjen e llogarisë së saj.

Vetëm shtëpia e saj vlente 515 mijë dollarë, të cilat ajo e mori me një hipotekë prej 360 mijë dollarësh, pavarësisht se kishte para në bankë. Ajo gjithashtu bleu disa prona në vendlindjen e saj Hamilton, të cilat i dha me qira.

Megjithatë, pas 10 vitesh të shkëlqyera dhe duke jetuar si një përrallë, ajo kuptoi se në llogari kishte edhe 750 mijë dollarë! Ajo thotë se e kontrollonte shpesh llogarinë, por se “numri i madh i zerove e bënte të ndihej e sigurt”.

“Në një situatë të tillë, ju mendoni se paratë nuk do të zhduken kurrë. Por ky është një gabim. E kuptova që argëtimi mbaroi dhe më duhet t’i rikthehem jetës normale”, ka shpjeguar ajo.

Çifti, ndërkohë, hasi në telashe pasi bashkëshorti Vinny përfundoi në burg për drejtim të rrezikshëm të veturës. Gjatë një periudhe të vështirë, ata mbetën pa shtëpi dhe duhej të lëviznin shpesh.

Në vitin 2011, Vinny sërish përfundoi në burg shkaku i shkeljes së dënimit me kusht.

Sharon ka kursyer disa para për fëmijët kur ata të rriten, ndërsa ajo jeton me familjen e saj në një apartament me qira dhe mbështetet në një pagë mujore. Pavarësisht gjithçkaje, ajo pohon se është shumë më e lumtur se më parë.

“Paraja është ‘nëna’ e të gjitha të këqijave. Në momentin që e fitova, e ndava me familjen time. Të gjitha ato gjëra në fillim ishin argëtuese, por tani jam kthyer në jetën normale”, pohoi ajo.

Ajo shpreson ti transmetojë vlerat e duhura tek fëmijët “përpiqem t’i mësoj se duhet të fitojnë paratë e tyre. Kur e kërkojnë, unë përgjigjem se nuk kam rrogë. Duhet të presësh”. /Telegrafi/

Read Entire Article