Kaos në Bavari: Bora mbulon qytetin e Munchenit, anulohen të gjitha fluturimet

10 months ago 24

Fluturimet në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë janë anuluar deri në mesditë.

Dëbora e madhe përmbyti kryeqytetin e Bavarisë dhe transporti publik u pezullua.

Reshjet e dendura të borës goditën Gjermaninë jugore të premten mbrëma dhe vazhduan edhe këtë mëngjes, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në aeroportin e Munichut, qendra e dytë më e ngarkuar e vendit.

Die stärksten Schneefälle in #München seit fast 20 Jahren haben sowohl den Straßenverkehr als auch den ÖPNV nahezu zum Erliegen gebracht. Der Betrieb bei Bus, Tram und S-Bahn wurde heute komplett eingestellt #schnee

Danke für die Aufnahmen unseres Teamkollegen @Gewitterjaeger pic.twitter.com/0RlPiOKP11

— Unwetter-Freaks (@unwetterfreaks) December 2, 2023

Aeroporti njoftoi mëngjesin e sotëm se do të pezullojë fluturimet deri në mesditë.

Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Punonjësit e aeroportit u përpoqën të mbanin të paktën një pistë në funksion dhe pa borë.

Shumica e linjave lokale të autobusëve dhe tramvajit nuk po funksionojnë pasi janë përkeqësuar kushtet në rrugë.

Shërbimi meteorologjik i Gjermanisë, DWD ka parashikuar se borë do të bie pa ndërprerë deri të shtunën pasdite në pjesën më të madhe të Bavarisë. /Telegrafi/

Read Entire Article