Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

10 months ago 9

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranonuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget.

Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur flakadan ngjyrë portokalli.

Ky është i njëjti skenar i  përsëritur në seancat e fundit plenare në Kuvend.

Pas këtij veprimi, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca plenare.

Noka nuk është larguar, por u ka vënë flakën letrave, ndërsa tentoi t’u vinte zjarrin edhe karrigeve të grumbulluara në foltore. Seanca plenare u mbyll me urdhër të Nikollës deri në një lajmërim të dytë.

Top Channel

Read Entire Article