Kaosi dje në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për 7 deputetë të Opozitës

11 months ago 28
14:04 31/10/2023

Bllokimi i seancës dhe kaosi që u krijua ditën e djeshme në Kuvend ka bërë që Partia Socialiste të kërkojë masë disiplinore për 7 deputetë mbështetës të Sali Berishës.

Bëhet e ditur se 7 deputetët janë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja.

“Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati” thuhet ndër të tjera në kërkesë.

Kliko këtu për të lexuar kërkesën e plotë për marrjen e masës disiplinore./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article