Kaosi në Kuvend, Balla: Prokuroria të veprojë

10 months ago 10
15:33 04/12/2023

Bardhi: Drejtësia të hetojë aferat e qeverisë

Pas incidenteve në Kuvend ka reaguar Ministri i Brendshëm, Taulant Balla që thotë se Kodi Penal përcakton qartësisht veprat penale të shkatërrimit ose dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në 5 vite burg.

Balla u thotë se këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori ndaj institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë.

Sipas tij deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrsesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit.

Ballës i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi që thotë se interesi i qytetarëve është që të hetohen aferat korruptive të qeverisë Rama-Balla si nga Parlamenti dhe nga drejtësia.

Barthi thotë se përmes mohimit të hetimit parlamentar, shumica kërkoni të shpëtojë nga transparenca dhe llogaridhënia me besimin se do shpëtojë edhe nga drejtësia.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article