Kaosi në Kuvend, Çuçi: Do vazhdojmë me kërkesat tona për përjashtim për këdo që prish seancat plenare

8 months ago 10
17:47 05/02/2024

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij për mediat pas seancës plenare e cila zgjati më pak se 20 minuta pasi edhe kësaj here punimet e saj u bllokuan nga deputetët e opozitës u shpreh se do të vazhdojnë kërkesat e tyre për përjashtim për këdo që prish seancat plenare.

Çuçi u shpreh se asnjë nga deputetët të cilët nuk janë të përjashtuar nuk është ndaluar asnjëherë dhe nuk do të ndalohen të marrin pjesë në seancat plenare.

Bledi Çuçi: Do të vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare, solemne plenare apo mbledhjet e rëndësishme të komisioneve parlamentare. Askush nga deputetët e pa përjashtur nuk do të ndalohet nuk është ndaluar ndonjëherë, nuk është ndaluar sot….unë nuk e ndoqa se unë isha brenda në sallë, por askush besoj unë nuk e ka ndaluar dikë që nuk ka qenë i përjashtuar për të hyrë në seancë. Ky teatër që mer kolegët e përjashtuar vendosi përpara për ti futur mezor besoj unë është një teatër as absurd jo, teatër kukullash./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article