Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se burgosja e Ervin Salianjit jo vetëm që nuk do të ndalojë denoncimet, por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë.
“Qëndrimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitës ose të jetë e telekomanduar. Burgosja politike e deputetit Salianji, që ka qenë ë krye të denoncimeve të forta kundër kësaj regjimi, jo vetëm që nuk, do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve. Këtu problemi nuk janë disa karrige por vendi që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar, flakët e një korrupsioni skizofrenik”, tha Meta.
I pyetur në lidhje me emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Meta tha:
“Në krye të policisë së shtetit është Edi Rama, përgjegjësi kryesor i inkriminimit të policisë. Nuk ka rëndësi ndërrimi i ministrave dhe drejtuesve, pasi kjo qeveri instrumentin e parë që politizoi ishte policia e shtetit përmes së cilës kanalizoi vendin dhe intimidoi votuesit”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb