Kaosi në Kuvend, përjashtohen 7 deputetë të PD-së

10 months ago 11
17:44 11/12/2023

Sekretariati për Etikën ka përjashtuar 7 deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Luan Baçi, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Isuf Çela dhe Xhelal Mziu.

Ishte Partia Socialistë që iu drejtua “Etikës” me firmat e 7 deputetëve të mazhorancës.

Socialistët thanë se deputetët e Partisë Demokratike prej më shumë se dy muajsh me sjelljet e tyre kanë cënuar zbatimin e rregullt të seancave plenare, si dhe janë konfliktuar fizikisht me punonjësit e Gardës, duke hedhur flakadanë e kapsolla në sallën e Kuvendit.

Përjashtimi me 10 ditë duket se do të jetë i fundit për deputetët e PD, pasi me miratimin në 14 Dhjetor të ndryshimeve të propozuara nga socialistët të rregullores së re të Kuvendit për raste të ngjashme, demokratët do të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e Parlamentit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article