Kaosi në Kuvend, Rama: Nuk negociojmë me “non gratën”

10 months ago 13
14:29 24/11/2023

Është koha të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore

I pyetur për situatën në parlament, Kryeministri Edi Rama tha këtë të premte në një konferencë për mediat, se nuk negocion me një “non grata”.

“Së pari ne nuk negociojmë me non gratën dhe me asnjë zëdhënës të non gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë, nuk është e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij, që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re, të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit, merr dhenë nëpër gjithë mediat e botës, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre. Parlamenti ka rregullat e veta, ka dhe kufizimet e veta sepse në kushtet kur rregullorja e parlamentit përcakton si masën nmë ekstreme të mundshme nga vetë parlamenti përjashtimin evtëm për 10 ditë edhe të një zjarrvënësi, atëherë ne nuk na mbetet asgjë tjetër, përveçse me qetësi, durim të presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që bpengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve”.

Kryeministri po ashtu tha se ka ardhur koha për të rishikuar ligjin për komisionet hetimore.

“Nga ana tjetër këtu nuk ka asgjë për të negociuar sepse është krejt e pa vërtetë që komisionet hetimore mund të ngrihen thjeshtë dhe vetëm sepse një numër i caktuar firmëtarësh iu teket të ngrenë një komision hetimor. Mënyra si ngrihen është qartësisht e përcaktuar jo vetëm në ligj, por edhe nga vendimet e GJK. Se po të ishte kushtetuese çdo nismë për të nisur një komision hetimor, atëherë GJK nuk dot ë kishte mundur të shpallte komisionet antikushtetuese hetimore, siç edhe ka shpallur. Që do të thotë, se në rastin e ngritjes së një komisioni antikushtetues ka gabuar Kuvendi. Që do të thotë që kur Kuvendi ngre një komision hetimor duhet ta bëjë brenda kornizës kushtetuese. Nuk mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme që i ke përhapur vetë, pavarësisht se mund të kesh një mandat deputeti dhe një numër deputetësh që firmosin që thashethemet që i ke hapur vetë mund të kthehet në një komision hetimor. Është koha të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore, duke marrë parasysh eksperiencën dhe dështimet e panumërta të komisioneve hetimore të këtyre viteve. Ky komision ad hoc nuk është ngritur sepse nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër. Ndërkohë ne kemi punuar dhe kemi konsideruar 2 drejtime të kësaj pune. E para integrimin e vendimeve të GJK për komisionet hetimore dhe e dyta ligjin gjerman e komisioneve hetimore. Unë këtu kam gjithë studimin e bërë nga grupi i punës për të ndërhyrë në ligjin për komisionet hetimore. Një nga të dhënat që ka është që Shqipëria mban numrin rekord në raport me vendet Ballkanit, për numrin e komisioneve hetimore që ka ngritur në gjithë këto vite”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article