Kaosi në parlament, PS kërkon përjashtimin e 3 deputetëve të opozitës

10 months ago 12
11:01 15/12/2023

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 3 deputetë demokratë pas tensioneve në parlament ditën e djeshme.

Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se bëhet fjalë për deputetët Saimir Koreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.

Ditën e djeshme mazhoranca ka miratuar projekligjet në rendin e ditës në një seancë që ka zgjatur 10 minuta mes flakadanëve të hedhur nga përfaqësues të opozitës.

Sjellim në vëmednje se me ndryshimet e miratuara ditën e djeshme në seancë plenare, tanimë një deputet që kryen vepër penale në sallën e parlamentit përjashtohet me 60 ditë nga kuvendi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article