Kapërcen murin dhe i afrohet banesës, publikohen pamjet e 41-vjeçarit shqiptar para se të masakronte me thikë të renë italiane

9 months ago 9

ITALI

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja Vanessa Ballan, italianes e cila u masakrua me thikë nga 41-vjecari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj.

Corriere della Sera ka nxjerrë pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket 41-vjeçari pranë shtëpisë së viktimës të cilën e shantazhonte prej kohësh.

Në pamjet e kamerave shihet një burrë me veshje të ngjashme me ato të sekuestruara nga i dyshuari Bujar Fandaj, 41-vjeçari kosovar, i cili para se të vrasë endet pranë shtëpisë së viktimës.

Në çantë, e cila u sekuestrua, u gjet njw çekiç i cili u përdorur për të thyer xhamin e dritares për të hyrë në shtëpinë e viktimës. Çekiçi i përket të dyshuarit, si dhe thika e gjetur në lavamanin e kuzhinës.

Ata kishin pasur një lidhje intime së bashku kur ajo ishte ende një adoleshente. Por, edhe pse e reja ishte e martuar dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë ai nuk ishte dorëzuar dh e përndiqte.

  • foto galeri

Ngjarja makabre ndodhi ditën e martë më 19 dhjetor kur 27-vjeçarja kishte dalë nga puna. Ajo u u godit tetë herë më thikë, ku njëra prej tyre në zemër e cila rezultoi fatale për të renë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article