Kaso zbardh lojën e PS me Bashën: I kanë hedhur karamelen për pazar të rrezikshëm

11 months ago 14
Reklamë

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, i sheh si pazar të rrezikshëm propozimet e Lulzim Bashës për një reformë zgjedhore, ku në fokus janë listat e hapura në zgjedhje dhe vetting-u i politikanëve.

Basha e bëri këtë lëvizje për të bërë kontrast me Gazment Bardhin dhe në thelb propozimi i tij s’kishte asgjë të re, veçse një karamele e rrezikshme për të bërë Pazar me Ps,- shpjegoi Kaso.

“Sot kemi atë që e quan veten kryetarin e Partisë Demokratike që ka dalë në një konferencë të nxituar për të vënë shishen, për të bërë kontrastin me Gazment Bardhin, për të thënë interekutori jam unë jo Bardhi. Për reformën zgjedhore. Ka dalë me teza të vjetruara, s’kishte asgjë të moderuar, në votën e emigrantëve, në listat e hapura. Paketa e kërkesave ishte si e një partie të vogël që nuk gjen dot komisioner, nuk gjen dot kush ta mbrojë votën. Të gjitha ishin të formuluara të fshihej oferta që i bëri maxhorancës për tu konsideruar interokutor. Duhet të ishte reforma zgjedhore, çfarë lidhja presidenti nga populli. U hodh një tezë për një sistem tjetër zgjedhor. Çfarë mund të kërkojë një maxhorancë që i ka të gjitha nqs. vendos të ti japë ty atë që ti kërkon, një zonë zgjedhore akoma më të mëdha, do të kërkojë të vetmen gjë, i maxhorancës. Sot ishte hedhur një karamele e rrezikshme përjashto 40 deputetë nga ky ushtrim i përbashkët në mënyrë që të hap rrugën, të ndryshojmë kushtetutën. Unë shpresoj të jem shumë i gabuar, por kështu e lexoj si karamele të rrezikshme. Do të ishte pazar i rrezikshëm.”-tha Ivi Kaso në Top Story.

Top Channel

Read Entire Article