Katari, pengjet izraelite do të lirohen të premten

10 months ago 12
18:39 23/11/2023

Do të lirohen gra të moshuara dhe fëmijë, ushtria izraleit arreston drejtorin e spitalit “Al-Shifa” në Gaza

Katari, i cili ka luatjur një rol vendimtar në armëpushimin e arritur mes Izraelit dhe Hamasit ka dhënë detaje të reja mbi lirimin e pengjeve.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së Jashtme të Katarit Majid al-Ansari 13 pengje do të lirohen të premten. Disa prej pengjeve janë gra të moshuara dhe fëmijë të cilët do të lirohen rreth orës 16:00 dhe do t’i dorëzohen me pas Kryqit të Kuq.

Marrëveshja fillimisht duhej të realizohej në mëngjes, por u shty deri të premten pas një njoftimi nga qeveria izraelite.

Për kryeministrin Benjamin Netanjahu lirimi i pengjeve do të jetë i vështirë, por jo i pamundur. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me sekretarin e Jashtëm britanik David Cameroon, i cili mori detyrën javën e kaluar.

“Shpresojmë t’i lirojmë pengjet tanë, sigurisht do të ketë sfida, por ne duhet dhe do ta arrijmë atë. Megjithatë, ne do të vazhdojmë me qëllimet tona të luftës, që ka të bëjë edhe me zhdukjen e Hamasit, sepse Hamasi tashmë është zotuar të bëjë dicka të tillë edhe në të ardhmen.”

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord herët të mërkurën për një armëpushim në Gaza për të paktën katër ditë, për të lejuar futjen e ndihmave dhe për të liruar të paktën 50 pengje të mbajtura nga militantët në enklavën palestineze në këmbim të të paktën 150 palestinezëve të burgosur në Izrael.

Grupi militant ka thënë gjithathtu se 200 kamionë që do të dërgojnë ndihma dhe furnizime mjekësore në të gjitha zonat e Rripit të Gazës gjatë armëpushimit katër-ditor. Sa i përket grupit Hamas, Tel Avivi e akuzon se ka përdorur spitalin “Al-Shifa” për qëllime ushtarake.

Ushtria e Tel Avivit ka bërë me dije se drejtori i spitalit “Al-Shifa” është arrestuar pas zbulimit të provave që tregojnë se spitali ka shërbyer si një qendër komandimi dhe kontrolli i grupit të Hamasit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article