Kate zbulon se ajo e modifikoi fotografinë e familjes dhe kërkoi falje, pasi agjencia dha një paralajmërim për ndërhyrjen

7 months ago 27

Princesha e Uellsit ka pranuar se ka redaktuar portretin e Ditës së Nënës që u publikua nga Kensington Palace dje dhe kërkoi falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare.

Pallati kishte qenë nën presion në rritje për të zbuluar të vërtetën pas fotografisë, pasi agjencitë më të mira botërore të fotografisë ‘vranë’ imazhin mbi pretendimet se ishte manipuluar në mënyrë dixhitale.

Fotoja, e realizuar nga Princi William javën e kaluar në Windsor, ishte fotografia e parë zyrtare e publikuar e Kate që kur ajo iu nënshtrua operacionit të planifikuar në bark në janar, shkruan DailyMail.

Një deklaratë nga Princesha e Uellsit tha: “Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë herë pas here eksperimentoj me editimin. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të Nënës. C”.

Një burim theksoi se kjo ishte “një fotografi amatore, familjare e bërë nga Princi i Uellsit”.

Ata thanë se çifti donte të ofronte një fotografi ‘joformale’ të familjes së bashku për Ditën e Nënës dhe Princesha bëri ‘rregullime të vogla’, siç ka ndarë në deklaratën e saj në rrjetet sociale.
Kjo vjen pasi Asociacioni i Shtypit këtë mëngjes iu bashkua pesë agjencive të tjera kryesore fotografike në tërheqjen e fotografisë.

Agjencia kombëtare e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte kërkuar sqarime urgjente në lidhje me imazhin nga Pallati Kensington që kur u publikua mbi pretendimet se ishte ndryshuar në mënyrë dixhitale.

Por në një zhvillim të bujshëm mëngjesin e sotëm, PA zbuloi se tani e kishte tërhequr imazhin në mungesë të atij sqarimi.

Një zëdhënës i PA tha: “Ashtu si agjencitë e tjera të lajmeve, PA Media publikoi dje me mirëbesim imazhin e dorëzimit të siguruar nga Kensington Palace i Princeshës së Uellsit dhe fëmijëve të saj. /Telegrafi/

Read Entire Article