Katër medalje për Kosovën, xhudistët tanë treguan forcën para publikut të zjarrtë në Prishtinë

10 months ago 22

Xhudistët e Kosovës arritën suksese të jashtëzakonshme në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që u mbajt sot (e shtunë) në Prishtinë.

Suksesin më të madh e arriti Akil Gjakova që fitoi medaljen e artë, duke i gëzuar teje mase jo vetëm ata që ishin në Pallatin e Rinis dhe Sporteve, por të gjithë në vendin tonë.

Suksese të mëdha arritën edhe Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi që fituan medalje të bronzta.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos u mbajt për herë të parë si ngjarje dhe Prishtina e kishte fatin që ta organizonte.

Në këtë ngjarje, Kosova u prezantua me këta katër xhudistë.

Përballjet për medalje ishin të forta, ku edhe me përkrahjen e madhe të publikut, xhudistët kosovarë shkuan drejt fitoreve në luftërat vendimtare.

Evropiani i hapur është zhvilluar vetëm në dy kategori. Xhudistët kanë garuar në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa xhudistet në kategorinë deri 57 kilogramë.

Edhe pse ishin 25 xhudistë, duke përfshirë më të mirët e momentit në Evropë, në fund fitues doli Akil Gjakova që në kohën shtesë fitoi medaljen e artë.

Paraqitje fantastike para publikut tonë bëri edhe Dardan Cena, që fitoi medaljen e bronztë, duke arritur kështu suksesin më të madh në karrierën e tij.

Edhe pse Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ishin favorite për medalje të arta, nuk arritën të preknin finalen, por treguan karakter dhe në luftërat për medaljet e bronzta, arritën të fitonin.

Në total fondi shpërblyes për xhudistët ishte 300 mijë, ku Akil Gjakova për medaljen e artë u shpërblye me 55 mijë euro.

Si medalistë të bronztë, Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan nga 20 mijë euro secili.

Kampionati i Hapur Evropiani i Xhudos i mbajtur në Prishtinë ishte ngjarje suksesi, ku dëshmoi edhe njëherë se xhudoja kosovare i takon nivelit më të lartë botëror

Unioni Evropian i Xhudos organizimi e ka vlerësuar me nota maksimale./Telegrafi/

Read Entire Article