Katër takime pa fitore në kampionat/ Guardiola: Manchester City nuk është skuadra më e mirë në botë

10 months ago 24
23:53 08/12/2023

Humbja minimale ndaj Aston Vijës duket se ka ulur me këmbë në tokë Manchester Cityt. Trajneri i kampionëve, Pep Guardiola është shprehur i bindur se ekipi nuk është më i miri në botë, pasi shifrat në fushën e lojës nuk janë ato që priteshin.

“Në këtë moment ne nuk jemi skuadra më e mirë në botë sepse nuk po marrim rezultate të mira. Ne ishim ekipi më i mirë në Europë dhe këtë do ta shohim në Kupën e Botës për Klube. Sigurisht, ne jemi jo larg një niveli vërtet të mirë”.

Për herë të parë që nga prilli i vitit 2017, City ka katër ndeshje pa fitore në kampionat, përveç faktit që pas 15 javësh ka pësuar 17 gola, një rekord negativ në karrierën e Guardiolës.

“Dy ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme, sepse më pas shkojmë në Arabinë Saudite për të luajtur në Kupën e Botës për Klube. Kur fitoni ndeshje atëherë jeni skuadra më e mirë në Botë. Kur nuk jeni, është një krizë. Mund të jetë e ekzagjeruar, por ky është realiteti.”

Manchester City sfidon këtë fundjavë, Luton Toën, skuadër që gjendet në zonën e fundit të renditjes.


Të ngjashme

Read Entire Article