KE ndan paratë e planit të rritjes, Kosova përfituesja kryesore mes vendeve të Ballkanit

2 hours ago 18

Komisioni Evropian ka hedhur  një hap të rëndësishëm   për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave.  KE miratoi këtë të mërkurë Agjendat e Reformës për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Në agjendat e tyre ambicioze të reformave, pesë qeveritë e Ballkanit Perëndimor angazhohen për reforma socio-ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin për të nxitur rritjen dhe konvergjencën me BE-në sipas Planit të Rritjes gjatë periudhës 2024 – 2027. Ky hap ishte kyç për të lejuar pagesat në kuadër të  Reformës dhe Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së, që do të kryhen pas përfundimit të hapave të miratuara të reformës”, tha Komisioni Europian.

Plani i Rritjes është ka një vlerë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat, 2 miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme. Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, pasi do te marre më shumë se 820 milionë euro. Miratimi i agjendave të reformave është përshëndetur edhe nga presidentja e KE-së, Ursula Von Der Leyen.

“Jam e impresionuar me punën që kanë bërë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në agjendat e tyre të reformave. Kjo dëshmon se ata janë të përkushtuar që të ketë sukses Plani i Rritjes. Ky është një udhërrëfyes i ynë për të afruar pranë nesh ekonomitë e Ballkanit Perëndimorë dhe për t’u mundësuar ndërmarrjeve të tyre qasjen dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë unik. Secili përfiton dhe është një hap i madh drejt BE-së”, tha Von der Leyen.

Reformat përqendrohen në fushat me prioritet si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, qeverisja, tranzicioni digjital dhe i gjelbër dhe kapitali njerëzor. /vizionplus.tv

Read Entire Article