“Kemi cilësi për ta fituar titullin” – Djalo në prezantimin e tij tenton ta frikësojë Interin

9 months ago 22

Tiago Djalo foli për ambiciet e tij në Juventus dhe garën për titull me Interin këtë sezon, duke besuar që ekipi i ri i tij mund të triumfojë në fund.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar portugez nënshkroi zyrtarisht për Bianconerët në fillim të kësaj jave, duke iu bashkuar klubit nga Lille për një shumë përfundimtare në vlerë 5 milionë euro në total.

Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë në Torino, me opsion edhe për dy vite të tjera.

La prima visita nella nuova casa e poi l’incontro con i tifosi 🥰🏡

Tiago Djaló è dei nostri! ⚪️⚫️ pic.twitter.com/J0Ou5AIbkM

— JuventusFC (@juventusfc) January 25, 2024

Duke folur në konferencën e tij për shtyp, Djalo së pari diskutoi ditët e tij të para me Juventusin.

“Jam shumë i lumtur, jemi një ekip cilësor me një trajner shumë të fortë dhe mendoj se mund të mësoj shumë me ta”.

“Kam ardhur tani dhe ndihem shumë mirë, skuadra është e fortë dhe më pëlqen se si luajnë. Është më e lehtë për mua të mësoj në këtë mënyrë, doja të luaja këtu sepse është ndryshe nga liga franceze. Do të jap gjithçka për ekipin”.

“Ndjeva se Juventusi më dha një mundësi të madhe, ky është një klub me shumë histori dhe mendoj se bëra mirë që nënshkrova me Juventusin”.

🇵🇹🤝⚪⚫ pic.twitter.com/YNHwNERnSc

— JuventusFC (@juventusfc) January 25, 2024

“Duhet të bëjmë një punë të mirë. Ne kemi një kampionat cilësor, duam të fitojmë dhe duhet të bëjmë gjithçka. Është e rëndësishme të luajmë mirë çdo ndeshje dhe mendoj se kemi cilësitë për të fituar titullin”, ka thënë Djalo. /Telegrafi/

Read Entire Article