“Kemi dërguar 31 çështje”, Berisha: SKAP-i merr programin që i thotë Edi Rama

10 months ago 21
14:05 27/11/2023

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se opozita ka dërguar në Prokurori të Posaçme 31 çështje për hetim, teksa ka shtuar se SPAK-u merr vetëm atë program që i cakton kryeministri i vendit, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryetari i PD-së, Berisha ka akuzuar SPAK-un pasi sipas tij, kjo strukturë e posaçme ka zgjedhur rrugën e politizimit ekstrem pasi thotë se përbëhet nga grupe të strukturuara kriminale.

Sali Berisha: Kemi dërguar 31 çështje në SKAP, që të gjitha seksioni politik i PS në prokurori i arkivon dhe as që i hap fare. Kemi dërguar 31 çështje, që të gjitha me dokumenta dhe me substancë, por SKAP-i merr programin që i thotë Edi Rama. Kjo është arsyeja. Por ka edhe një gjë tjetër. Është SKAP-i ai që zgjodhi rrugën e politizimit ekstrem sepse përbëhet nga grupe të strukturuara kriminale, siç përbëhet qeveria./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article