Ditën e djeshme një zjarr masiv ra në tregun e rrobave të përdorura.
Dhjetëra tregtare kanë kërkuar ndihmë, pasi i gjithë malli që ata kishin është shkrumbuar.
Ata shprehen se situata është shumë e vështirë pasi malli me miliona lekë vlerë , nuk është më, ndërkohë që ata duhet të mbajnë familjet.
“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë,. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, shprehet një tregtare.
“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duam bukë. Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb