“Kemi folur sa kemi plasur, kjo po na shkon mbrapa”. Opozita bllokon Komisionin e Sigurisë, Noka i zë vendin Naços

10 months ago 10
11:14 06/12/2023

Deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin e tyre. Këtë të mërkurë ata nuk lejuan mbajtjen e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë.

I pari i aksionit opozitar ishte Flamur Noka. Ai u ul në karrigen e kryetarit të këtij komisioni, duke e lënë në këtë mënyrë Nasip Naçon në këmbë.

Për pasojë mbledhja nuk u zhvillua dot. Ndërkohë mes deputetëve socialistë e demokratë pati edhe debate.

Një ndër to ishte ajo mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe atij socialist, Vullnet Sinaj.


Edmond Spaho: Përgjegjësa jeni dhe ju nuk është vetëm Edi Rama. Kemi folur sa kemi plasur, kjo po na shkon mbrapa. Lejoni të krijohen komisione parlamentare.

Vullnet Sinaj: Hajde pra flasim.

Edmond Spaho: Ia keni vënë vizën 43 deputetëve./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article