“Kemi gjetur krimba në ushqim…” legjenda e notit akuzon Lojërat Olimpike: Ka radhë të gjata dhe mungesë mishi

1 month ago 6
Reklamë

Legjenda e notit të skuadrës GB Adam Peaty ka zbuluar se si atletët kanë gjetur krimba në ushqimin e tyre në Fshatin Olimpik në Paris. Gjashtë herë medalisti olimpik, të cilit iu desh të luftonte edhe Covid-in gjatë Lojërave ka ngritur shqetësime sa i përket kushteve në fshatin e Lojërave Olimpike 2024 ku sportistët e gjithë botës bashkëjetojnë prej disa ditësh. 29-vjeçari u cilësua si një nga shpresat më të mëdha të Team GB për medalje që shkon në Paris 2024, megjithatë përfundoi vetëm i dyti në garën 100 metra. Pasi humbi për dy të qindtat e sekondës, ai pranoi në intervistën e tij pas garës se kishte pasur dhimbje në fyt, ndërsa ditën tjetër u diagnostikua me Covid. Për Adam Peaty infektimi me virusin nuk ishte gjëja më e keqe që i ndodhi në eksperiencën e Parisit pasi sipas tij kateringu i ushqimit për sportistët ishte i tmerrshëm.

“Kateringu nuk është mjaftueshëm i mirë për nivelin që pritet të performojnë atletët. Ne duhet të japim më të mirën që mundemi. Nuk kishte mundësi të mjaftueshme proteinash, radhë të gjata, pritje 30 minuta për ushqim sepse nuk ka sistem të radhës. Sportistët kanë gjetur krimba tek peshku që na dhanë të konsumojmë”, ka deklaruar atleti.
Ndërkaq, ujërat e ndotura të Senës në Paris vazhdojnë të krijojnë kaos dhe polemika në Lojërat Olimpike. Lëvizja e fundit vjen nga Belgjika, e cila vendosi të tërhiqte ekipin në shenjë proteste nga stafeta e triatlonit miks, që u zhvillua dje. Vendimi u mor për shkak se u sëmur atletja Claire Michel, e cila mori pjesë pak ditë më parë në garat individuale, por shfaqi probleme shëndetësore pas zhytjes në lumë.

Michel mori pjesë në garën e triatlonit për femra të mërkurën e kaluar, duke u renditur në vendin e 38-të. Por sportistja 35-vjeçare belge tani është e sëmurë dhe është detyruar të tërhiqet nga stafeta e përzier. Mediat belge bëjnë të ditur se Michel ka pësuar një infeksion “Escherichia coli”. Ky është bakteri që vazhdon të pushtojë ujërat e Senës, sidomos pas reshjeve të fundit. Gjatë ditëve të fundit madje ishin përhapur zëra për shtrimin e atletes në spital, por kjo u mohua nga Komiteti Olimpik Belg.

Read Entire Article