Kendall Jenner shfaqet elegante me një pallto klasike, ndërsa filmon një fushatë të L’Oréal në rrugët e Parisit

7 months ago 10

Kendall Jenner tregoi me krenari aftësitë e saj të supermodeles ndërsa vazhdoi punën e saj me L’Oréal në rrugët e Parisit të premten.

Modelja 28 vjeçe, kishte veshur një pallto, pantallona dhe çizme të zeza ndërsa kalonte me këmbë mbi një urë për të regjistruar një fushatë të re.

Kendall ka nisur xhirimet me L’Oréal ditët e fundit, ku skenat e fundit për të cilat ka punuar janë zhvilluar në një hotel, shkruan DailyMail.

Dita e tretë e xhirimeve vjen pas lajmit se Kendall dhe ish-i i saj Devin Booker po ‘punojnë në lidhjen e tyre’ pas ndarjes së Kendall nga Bad Bunny.

Ish-ët ‘ende nuk janë kthyer plotësisht bashkë, por ata kanë kaluar shumë kohë së bashku’, sipas një burimi që foli me Us Weekly.

“Ai është i lumtur që ka sërish një mundësi me Kendall sepse i ka munguar vërtet”, shtoi burimi. /Telegrafi/

Read Entire Article