‘Këpuca e Artë’ e Superligës në Rumani

10 months ago 30
23:56 22/12/2023

Florent Hasani premton menjëherë titullin me Rapidin e Bukureshtit

Florent Hasani ishte futbollisti i radhës i larguar nga Superliga shqiptare. Fituesi i ‘Këpucës së Artë’ i dha lamtumirën Tiranës për tu prezantuar këtë të premte në Rumani. Hasani, firmosi për dy vite e gjysmë me skuadrën e Rapidit të Bukureshtit, me këto të fundit që pas Albion Rrahmani shtojnë në dy, koloninë e futbollistëve shqiptar në përbërje.

I kënaqur për këtë aventurë jashtë vendit u shfaq 26-vjeçari, i cili tek skuadra e re do të mbaj mbi shpinë numrin 8-të.

“Kam marrë informacione për kampionatin rumun dhe për skuadrën. Kam miq që më kanë thënë gjëra të bukura për jetesën dhe stilin e lojës te Rapidi. Kam folur edhe me Albionin, i cili më tregoi për klubin, skuadrën dhe tifozët e jashtëzakonshëm. Kur je profesionist, duhet të fokusohesh tek objektivat e ekipit, të luftosh për to dhe të japësh maksimumin. Mendoj që gjëja më e rëndësishme është të jemi në krye të kampionatit.”

Nga shitja e Florent Hasanit, besohet se Tirana ka përfituar rreth 500 mijë Euro. Hasani ishte pjesë e 26 herë kampionëve të Shqipërisë prej verës së vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe ka shënuar 29 gola, 10 prej të cilëve në këtë sezon.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article