Kërcënimet e Serbisë, mësoni armatimet që ka nevojë Kosova

2 months ago 21

Kosova dhe Serbia ende nuk po arrijnë të normalizojnë marrëdhëniet në mes veti.

Vazhdimisht dëgjohen deklarata se Serbia po stërvitet për një sulm të ri terrorist, por edhe deklarata të tipit se ajo blen armatim kudo.

Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj, thotë se ajo po blen armatim kudo, ndërsa Kosova është e limituar për shkak të KFOR-it, pasi ajo fillimisht duhet të bëjë kërkesë për armatim.

Në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, Goxhaj thotë se ka ardhur koha që KFOR t’ia largojë këtë pengesë Kosovës.

“Po, i qëndroj asaj që kam thënë se Kosova ka pengesë për armatosje pasi për çdo armë që do të marrë i duhet leje nga KFOR. Besoj se ka ardhur koha që KFOR t’ia largojë këtë pengesë Kosovës dhe ta lejojë që ajo të mund të marrë gjithë armatimin e nevojshëm që i duhet për t’u vetëmbrojtur. Dhe këtë armatim mund ta mbikëqyrë shumë kollaj KFOR”, thotë Goxhaj.

Ai thotë se Kosovës si fillim i duhen sistemet të mbrojtjes kundërajrore, por edhe ndonjë sistem raketor.

“Mendoj se si fillim asaj i duhen sisteme të mbrojtjes kundërajrore duke nisur që nga kalibri 12.7mm e deri te kalibrat e rëndë për tu mbrojtur nga dronët dhe nga helikopterët. Por edhe ndonjë sistem raketor me reze të shkurtër veprimi, jo më të madhe se 70-120 km që duke u vendosur në qendër të Kosovës të mund të krijojë mbrojtje 360 gradë të gjithë territorit të Kosovës.

Së dyti mendoj se i duhen sisteme të artilerisë tokësore duke nisur që nga mortajat (minahedhës) 60mm e deri në 120mm, si dhe bateri topash artilerie të lehta dhe të mesme”, deklaron eksperti.

Kosova ka nevojë edhe për armë krahu të gjata (pushkë automatike)

“Por mbi të gjitha i duhen armë krahu të gjata (pushkë automatike) në sasi të mëdha që të jenë rezervë në rast të një sulmi eventual nga Serbia. Për mendimin tim të paktën një sasi deri në 50 mijë copë të tilla të cilat të shoqërohen edhe më një sasi të mjaftueshme municioni për të përballuar të paktën një konflikt një vjeçar. Ky municion mund edhe të prodhohet në Kosovë ose në bashkëpunim me Shqipërinë në Shqipëri. Ka shumë lloje armatimi që do i duhen Kosovës, por këto që listova mendoj se janë thelbësoret për të ruajtur sovranitetin”, shton Goxhaj.

comment

Read Entire Article